Portieri meksikan, Tono Rodriguez, ka luajtur në mbi 100 ndeshje në karrierën e tij, duke përfshirë edhe ndeshjen e të shtunës në ligën meksikane të futbollit.

Në këtë ndeshje, ndërmjet skuadrës së tij Chivas dhe Veracruz, Rodriguez ka shënuar gol.

Eurogolin 27-vjeçari, e ka shënuar pothuajse prej portës në portë.

Me golin e Rodriguez, rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-1.