Në fitoren e djeshme të Real Madrid (3-1) ndaj Sociedad, tifozët e klubit mbretëror i kanë dhënë përgjigje futbollistit të tyre Garreth Bale.

Në ndeshjen e fundit me kombëtaren, uellsiani festoi me një flamur ku shkruante: “Uellsi. Golfi. Madridi. Në këtë radhë”, që aludojnë prioritetet e Bale, pas problemeve me trajnerin e Realit, Zinedine Zidane.

“Rodrygo. Vini. Lucas. Bale. Në këtë radhë”, ka qenë përgjigjja e tifozëve në Bernabeu të shtunën, që aludon se Bale është zgjidhja e fundit e Zidane.