Federata holandeze e futbollit ka nisur një hetim pasi që një ndeshje e ligës së dytë ndërmjet FC Den Bosch dhe Excelsior u ndërpre për shkak të dyshimeve për racizëm.
Ndeshja e së dielës u ndëpre përkohësisht pasi që lojtari Ahmad Mendes Moreira i Excelsior ishte cak i koreve racisteve nga tifozët vendës, duke përfshirë edhe këngët për ‘Pitin e Zi.’
‘Zwarte Piet,’ si një karikaturë raciste është e njohur në Holandë, ka qenë historikisht pjesë e festimeve të Saint Nicholas por përdorimi i saj vitet e fundit ka nxitur protesta.
I përshkruar tradicionalisht si ndihmës i Shën Nikolasit, karakteri zakonisht paraqitet nga njerëz me ngjyrë të bardhë si i veshur me maska fytyre ngjyrë te zezë dhe me buzë me ngjyrë të kuqe. Në të njëjtën ditë kur po luhej ndeshja, qyteti i Den Bosch ka pasur demonstrata edhe nga protestuesit qe përkrahin ‘Zwarte Piet’ e edhe ata kundër tyre.
“Mendoj që duhet t’a pranojmë këtë në 2019,” i tha Moreira Fox Sports pas ndeshjes. “Natyrisht që ju preferoni të flisni për ndeshjen por unë jam nervoz dhe i dëshpëruar që kjo akoma po ndodhë”, tha Moreira.
Moreira u largua nga fusha pas 30 minutave për shkak të abuzimeve, i shoqëruar me shokët e tij që e ngushëllonin dhe pastaj u kthyer për t’u ballafaquar me një pjesë të turmës.




























