Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, ka shënuar 2 gola në ndeshjen, të cilën Italia është duke udhëhequr 5-0 ndaj Armenisë.
Goli i parë i 20-vjeçarit me Kombëtaren A të Italisë, erdhi në minutën e 9-të, derisa i dyti në minutën e 64-të.
Zaniolo, i cili është 20 vjeç e 3 muaj e 29 ditë, ka hyrë në histori të futbollit italian.
Ai është bërë golashënuesi më i ri në histori të futbollit italian.





























