Sistemi VAR, ka ndryshuar botën e futbollit. Derisa në Premier Ligë ka shumë ankesa për mënyrën e përdorimit të VAR, në Itali po pëlqehet kjo teknologji.

Është sezoni i dytë që Seria A ka filluar përdorimin e VAR-it, por ka disa kohë që janë duke shqyrtuar mundësinë që të përdoret edhe në liga më të dobëta.

Dhe tashmë është zyrtare, sistemi VAR do të përdoret edhe në Seria B në Itali.