UEFA ka vendosur që ndeshja për trofeun më të rëndësishëm kontinental të luhet të shtunën e 29 gushtit. 

Ndërsa dueli për titullin evropian do të zhvillohet, ashtu siç ishte parashikuar, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Është vendosur edhe për formatin e vazhdimit të garës.

Vullneti i UEFA-s është që turneu të luhet deri në fund, edhe pse mbetet ende e paqartë formula. 

Një opsion është zhvillimi i ndeshjeve teke në çerekfinale dhe një mini-turne me katër finaliste, për të nxjerrë fituesin.