Që nga fillimi i izolimit për shkak të përhapjes së koronavirusit, braziliani Neymar është duke qëndruar në Brazil.

Por pavarësisht kësaj, ai vazhdon të stërvitet shumë, shkruan BBC.

“Jam dhe stërvitem shumë, me ritmin e njëtjë që do të bëja më shokët e klubit”, ka thënë Neymar.

“Stërvitja është më e vështirë sepse duhen shumë aktivitete për të kompensuar mungesën e lojtarëve. Sigurisht që më mungon gara, por trajneri Ricardo Rosa përgatiti programin të cilin e kam ndjekur”, ka thënë Neymar.