Kur kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të ndeshjeve të një prej ligave më të forta në botë, interesimi për të shikuar ndeshjet e Bundesligës në këtë kohë pandemie është rritur shumë.

Në një paraqitje të fundit, shefi i bordit të Bayen Munich, Rumenige u shpreh se pritet të ketë më shumë se një miliard shikues të ndeshjeve të Bundesligës këto ditë.

Një gjë e tillë po vërehet edhe në Angli, vendin ndoshta më konkurrues të futbollit gjerman.

Entuziazëm shumë i madh po shihet nga tifozët në ishull .

Sot për herë të parë në Angli të gjitha ndeshjet e Bundesligës do të jenë LIVE në BT Sports.

BT ka njoftuar se ndeshjet do të transmetohen direkt dhe madje do të ketë edhe një Highlights-Show.

28 euro do të paguajnë tifozët anglezë për të drejtat televizive për të shikuar ndeshjet e Bundesligës këtë muaj./VAR Kosova/