Barcelona, ​​në bashkëpunim me prodhuesin e makinave CUPRA, kanë filluar një iniciativë për të ndihmuar tifozët në ndeshjet që do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura.

Asnjë tifoz nuk do të lejohet brenda stadiumit kur LaLiga të kthehet muajin tjetër për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por imazhet e tyre do të jenë të pranishme në stadium.

Tifozët nga e gjithë bota do të jenë në gjendje të tregojnë përsëri mbështetjen e tyre në fushë, duke dërguar fotot e tyre duke brohoritur për Barcelonën.

“Ne do të shfaqim fotot që keni dërguar në ekranet LED që rrethojnë fushën e Camp Nou, dhe në median tonë sociale, në vend të reklamave të zakonshme” thuhet në njoftim.