Skuadra e Ballkanit e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, ndanë pikët me Gjilanin.

Ky rezultat bëri që Drita të shpallet kampion i Kosovës.

Munishi përmes një postimi në Facebook, ka uruar Dritën për titullin, në mënyrën e tij.

“Nga njeriu i madh mësoni edhe kur ai hesht. Masi po doni mund edhe të flas. Urime diplomimi ne shkencat matematikore, vetëm në këtë mënyrë mund të ju uroj titullin. Kampion nuk është ai që fiton gjithqysh. Kampion është ai që nuk dorëzohet kurrë”, ka shkruar Munishi.

“E falënderoj Florim Zuken për mikpritje klubin Sc Gjilani për lojë fer dhe korrekte. Sot bem një lojë fantastike. Edhe pse jemi rival do ti çmoj gjithmonë vlerat tuaja burrërore dhe kontributin tuaj ne futbollin Kosovar”, ka shkruar ai.