Titullit të Liverpoolit pas 30 vjetësh, një kosovar iu gëzua shumë.

Bëhet fjalë për tifozin e veçantë të kampionëve të Anglisë, Ukë Krasniqi.

Uka ishte betuar se nuk do t’i prente flokët derisa Liverpooli të fitonte titullin.

Për 17 vjet, ai nuk i ka prerë flokët, ndonëse ndonjëherë i ka rregulluar.

Kësaj pritjeje i erdhi fundi. Ukë Krasniqi që jeton në Kanada, ka prerë flokët.

Në videon e publikuar në Facebook, shihet procesi i qethjes dhe koka e tij tullace, për të cilën u përkujdes gruaja e tij, Diana.