Francezi zbuloi të martën se ka vendosur të largohet, ndonëse ka marrë një vote besimi nga bordi 24 orë më herët.
Eric Abidal në një letër të hapur të martën insistoi se është përpjekur fort që ta bënë Barcelonën një klub më të mirë, por ka dështuar si drejtor teknik.
Abidal, i cili si lojtar në Camp Nou ishte i preferuar, u ribashkua në vitin 2018 me katalanët si pasardhës në pozitën e Robert Fernandez.
Por mandate i tij rastisi me një seri të rezultateve të përziera për Blaugrana dhe një kritikë e ashpër për politikat e transferimeve të klubit, ndërsa Abidal u mor në pyetje edhe për një shkëmbim publik me kapitenin Lionel Messi më herët gjatë vitit 2020 pasi u shfaq duke kritikuar rezultatet e punës së ekipit pas largimit të Ernesto Valverde.
Quique Setien u bë viktima e dytë e Barçes në më pak se tetë muaj kur ai u largua pas poshtërimit 8-2 të premten në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich, dhe pavarësisht garancive se ai do të qëndronte në ekip, Abidal ndoqi ish trajnerin duke u larguar rreth 24 orë më vonë.
Ramon Planes, i cili ka ushtruar detyrën e asistentit të Abidal për të vendosur për çështjet që lidhen me futbollistët, u emërua drejtor teknik, ndërsa Barcelona veproi shpejt duke konfirmuar ish lojtarin Ronald Koeman si pasardhës të Setien.
Francezi më në fund theu heshtjen të enjten, duke bërë deklaratën e tij të parë publike përmes Instagramit duke pranuar që vendimi për tu ndarë me klubin ishte i tij.
“Gjatë dy viteve të fundit, u përpoqa të bëjë ndryshime për të cilat mendova se janë shumë të rëndësishme për ekipin e parë,” sqaroi Abidal.
“Por, pavarësisht bindjeve dhe këmbënguljes, unë dështova. Kjo lamtumirë e dytë bëhet afërsisht pas dy viteve ku u përpoqa të punoj dhe ta bëjë Barcelonën ekip më të mirë.
“Pas dy sezonesh intensive vendosa të largohem me vendimin tim.
“Derisa bordi më dha një vote besimi të martën, unë e ofrova dorëheqjen time të martën, duke hequr dorë nga të drejtat e kontratës sime me Barcelonën për vitin e tretë.
“Ka ardhur momenti të vë një vijë në marrëdhënien time me klubin. Tani situata në klub është e ndërlikuar, por nuk e kam asnjë dyshim dhe shpresoj me zemër se çdo gjë shpejt do të rregullohet dhe se sukseset do të kthehen shpejt, siç e meriton ky klub i madh”, tha ai.



























