Yjet e Barcelonës Lionel Messi dhe Luis Suarez, të mërkurën në mbrëmje janë parë duke ngrënë darkë së bashku në një restorant në Barcelonë.

Ata shkuan ndaras me vetura në darkën që mund të jetë e fundit si lojtarë të Barclonës.

Ditët e fundit, Messi ka njoftuar skuadrën e tij se dëshiron të largohet këtë verë.

Mediat në Spanjë raportojnë se mundësia e largimit të Luis Suarez nga trajneri i ri Ronald Koeman, mund të jetë njëra prej arsyeve që Messi dëshiron të largohet.

Ndërkohë Manchester City duket se është duke udhëhequr në garën për transferimin e Messit.

Deri në vendim të ri Lionel Messi do të paraqitet në stërvitjet para-sezonale me Barcelonën./VAR Kosova/