Ndeshje ndërmjet Tre Penne dhe Gjilanit në Evropa Ligë nuk do të zhvillohet.

Takimi i paraparë të luhej sonte me fillim nga ora 21:00 është anuluar, pasi një futbollist i Gjilanit ka dalë pozitiv në testin për Covid-19, shkruan “VAR Kosova”.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sporti në vendin tonë, Arlind Sadiku përmes një postimi zyrtar në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Sadikut:

“Ndeshja Tre Penne – Gjilani nuk do te zhvillohet sonte. Nje futbollist i Gjilanit ka dale pozitiv me Covid-19”.