Bayern Munich do të luajë nesër (të dielën) në finale të Ligës së Kampionëve kundër kampionit të Francës, Paris Saint-Germain.

Një prej lojtarëve kyç të bavarezëve, padyshim që është edhe gjermani Joshua Kimmich.

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka folur për kualitetet e këtij futbollisti, duke thënë se ai mund të luajë në çdo pozitë.

“E shoh duke luajtur si mbrojtës i djathtë, pastaj i majtë, pastaj në mesfushë, numër 6, 8 ose 10. Ai ka kualitet të jetë gjithçka”, tha Mourinho.

“Ai është inteligjent dhe e kupton se çfarë duhet të bëjë në secilën pozitë që luan. Mendoj se ai është fenomenal, absolutisht futbollist fenomenal”, tha portugezi./VAR Kosova/