Kapiteni i Barcelonës Lionel Messi, e ka fituar gjashtë herë Topin e Artë.

Rivali i tij në botën e futbollit, Cristiano Ronaldo, e ka fituar pesë herë këtë trofe.

E ai që do duhej të fitonte një ditë këtë trofe, është braziliani Neymar.

Pikërisht për dy më të mirët në histori të këtij sporti dhe për Topin e Artë, ka folur ylli i PSG-së, që do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve të dielën kundër Bayern Munich.

“Messi dhe Ronaldo e kanë dominuar Topin e Artë, sepse për këto 10 vjet, ata dukeshin se nuk janë nga ky planet”, tha Neymar.

“Do të ishte nder i madh për mua nëse do ta fitoja”, tha braziliani./VAR Kosova/