Lionel Messi ishte gati të largohej nga Barcelona në vitin 2014 dhe dy vite më vonë në vitin 2016.
Në rastin e parë, Messi pati një sezon të keq në vitin 2014, kur trajner i Barcelonës ishte Tata Martino, që zëvendësoi Tito Villanovan e sëmurë.
Atë sezon, Messi kishte lëndime të vazhdueshme dhe humbi disa ndeshje të rëndësishme. Kjo kishte bërë që ai të mendonte largimin, shkruan Marca.

Edhe në vitin 2016, Messi e kishte menduar jetën larg Camp Nou, por përfundimisht nuk u largua.
Problemet me taksat, e shtynë të mendonte të ndërronte ambient.

Pak a shumë njëjtë ndodhi edhe me kombëtaren e Argjentinës.
Humbja në penallti nga Kili në Kupën e Amerikës, bëri që Messi t’i thotë lamtumirë Argjentinës.

Pasi u pensionua në vitin 2016, ai ndërroi mendjen.
Kjo është edhe shpresa e vetme e presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili beson që Messi do të reflektojë dhe nuk do të largohet.
Megjithatë, kapiteni Messi do të stërvitet me skuadrën para fillimit të sezonit të ri. Drejtuesit e klubit shpresojnë ta bindin që ai të qëndrojë./VAR Kosova/






























