Ekipi i Laçit të Shqipërisë ka arritur që të mposhtë ekipin nga Azerbajxhani, Keshla.

Loja e rregullt si dhe koha shtesë, përfundoi me rezultat të bardhë 0-0. Ishin penalltitë ato që vendosën fatin e takimit.

Penalltia vendimtare për laçianët u mbrojt nga portieri Alen Sherri.

Laçi është ekipi tjetër që krahas Teutës dhe Kukësit ka kaluar tutje në raundin tjetër kualifikues të Europa League.

Këtyre ekipeve do t’iu bashkangjitet edhe Tirana që është eliminuar nga Liga e Kampionëve, por do të vazhdoj garën në Europa League.

Edhe dy ekipe tjera nga Maqedona e Veriut, Renova dhe Shkëndia kanë kaluar tutje në raundin vijues.