Trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo, është duke tentuar të ndërtojë një skuadër të re.
Disa lojtarë të vjetër nuk do të jenë në planet e tij.
Dy prej tyre, tashmë do të largohen, pasi Pirlo ua ka ndërprerë kontratat.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, futbollistët të cilëve u janë ndërprerë kontratat janë Gonzalo Higuain dhe Sami Khedira.

Pirlo u emërua trajner i Juventusit, pas shkarkimit të Sarrit./VAR Kosova/



























