Skuadra e Ballkanit ka arritur që ta përmbysë rezultatin kundër Prishtinës në Suharekë.

Mysafirët ishin në epërsi që nga minuta e 34-të me golin e Otto John.

Këtë herë Mirlind Daku nuk shënoi, por ishte Mevlan Zeka ai që shënoi dy herë ta fituar këtë ndeshje.

Ai shënoi fillimisht në minutën e 88-të për të barazuar rezultatin. I njëjti futbollist shënoi për fitoren e Ballkanit, në minutën e 5 shtesë të ndeshjes.