Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një europian në vitin 2016 dhe sigurisht është arritja më e madhe sportive për kombëtaren tonë.
Të gjithë do dëshironin të ishin sërish në një kompeticion të tillë. Hera e parë nuk harrohet asnjëherë, edhe pse shënuam vetëm një gol e morën vetëm një fitore.
Armando Sadiku ka shkruar emrin në histori me golin e shënuar kundër Rumanisë dhe në faqen e UEFA EURO 2020 është postuar pikërisht ai gol, i shënuar si sot 5 vite më parë.



























