Ekipet FC Prishtinës dhe Ferencvarosh, siç e do tradita, kanë mbajtur sot konferencat për media në prag të ndeshjes së kthimit të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Nga një numër postimesh të bëra nga klubi bardhë e kaltërt, vërehet që ka një hatërmbetje ndaj gazetarëve vendor të cilët nuk i kanë përcjellur në nivelin e duhur konferencat e të dy klubeve. Të gjitha postimet kanë filluar me potencimin që intervista është dhënë para medieve hungareze dhe asnjë gazetari vendor (ose një gazetarje në një rast).

Përndryshe ndeshja e kthimit ndërmjet Prishtinës dhe Ferenvarosh luhet nesër nga ora 20:00 në Stadiumin Fadil Vokrri. Ndeshja e parë është fituar nga Ferencvarosh me rezultat 3:0.