Një punim arti i paraqitur në rrugët e Manchesterit është shkatërruar pas humbjes së tre luanëve nga penalltitë në Wembley.

Përveç mesazheve urryese në rrjete sociale, është konfirmuar po ashtu që një punim artistike që paraqet me krenari portretin e Rashford në Withington, Manchester është shkatërruar pas ndeshjes.  

Murali i Rashford ishte krijuar nga artisti i rrugës Akse në partneritet me projektin e komunitetit Withington Walls, bashkëthemeluesio i të cilit shprehu pakënaqësinë e tij. Ed Wellard tha që vandalizimi ndodhi pas finales: “Kam dalur t’a rregulloj aq sa ka mundur mënjëherë dhe kam mbuluar atë çfarë mnuk kam mundut me shpresën që artisti do të mund të vie dhe ta rregulloj. Ne kemi guxuar të ëndërrojmë dje dhe shpresat tona u thyen por të zgjohemi me këtë është më dëshpëruese. Racizmi duket të jetë përditë e më shumë i përhapur”.