Kombëtarja e Kosovës në beach volley U20, nuk ka arritur të kualifikohet në Kampionatin Evropian që po mbahet në Izmir të Turqisë. Dyshja Maliqi / Bajrami në ndeshjen e parë u mposhtën nga dyshja greke Restemis / Chandrinos me rezultat 2:0 në sete (21:13,21:10). Në ndeshjen e dytë Kosova u përballë me kombëtaren e Finlandës. Në ndeshjen e dytë Kosova kishte paraqitje shumë më të mirë, ku në setin e parë kishte edhe avantazh deri në fund te setit, mirëpo dyshja finlandeze Hernandez/Kattelus, arritën ta fitojn setin e parë 21:23 dhe të dytin 12:21. Për dyshen kosovare kjo ishte paraqitja e parë në garë ndërkombëtare dhe mungesa e eksperiencës në arenën ndërkombëtare bëri që ata të eliminohen në fazen kualifikuese.