Kampionja në fuqi, Prishtina është mposhtur nga Llapi në takimin që u zhvillua sontë në “Fadil Vokrri” për t’u zgjedhur njëri nga fituesit e Superkupës së Kosovës.

Ndeshja nisi me shumë energji nga të dy skuadrat që kërkonin golin qysh nga minuta e parë.

Gjërat për Prishtinën u vështirësuan kur Endrit Krasniqi u ndëshkua me të kuq pas dy kartonëve të verdhë (27′).

Golin e parë, pas një gabimi në mbrojtje e shënoi Otto John, i cili përfitoi dhe kaloi vendasit në epërsi (66′).

Pas gjashtë minutave, Llapi gjithashtu mbeti me 10 lojtarë me Arbnor Ramadanin që u ndëshkua me të kuq (72′).

Ndërkohë, derisa mendohej se me këtë rezultat do përfundoi ndeshja, arbitri Dardan Çeka pas konsultimit me VAR-in akordoi penallti pas një prekje me dorë.

I saktë nga pika e bardhë ishte Festim Alidema që barazoi rezultatin (86′).

Teksa, në gjysmë orëshin e vazhdimeve, Llapi arriti të shënonte dy herë. duke çuar rezultatin në 1-3, me golat e Veliut dhe Alidemajt, i cili shënoi nga penalltia.

Gjatë vazhdimeve, Prishtina luajti edhe me një lojtar më pak, pasi portieri Betim Halimi u ndëshkua me të kuq.

Me rezultat përfundimtar 1-3, Llapi arriti ta fitojë Superkupën e Kosovës.