Skuadra e Llapit ka arritur ta realizojë golin e avantazhit ndaj skuadrës së Prishtinës.
Ishte Valmir Veliu ai që shënoi në minutën e 102’të.
Prishtina barazoi në kohën e rregullt ndaj Llapit dhe tani po luhet pjesa e parë e vazhdimeve.
Ndryshe, të dyja skuadra po zhvillojnë ndeshjen me nga një lojtar më pak. Ishte minuta e 27’të kur pas një zënkë që pati në fushë me Prençin, Endrit Krasniqi mori dy kartonë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja.
Ndërsa, Arbnor Ramadani ai që ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe është përjashtuar nga ndeshja.



























