Kampionja në fuqi, Prishtina po zhvillon takimin ndaj skuadrës së Llapit në kuadër të Superkupës së Kosovës.

5 minuta para përfundimit të ndeshjes, Llapi arriti ta barazonte rezultatin me anë të penalltisë, të cilën në gol e shndërroi Alidema.

Ndryshe, të dyja skuadra po zhvillojnë ndeshjen me nga një lojtar më pak. Ishte minuta e 27’të kur pas një zënkë që pati në fushë me Prençin, Endrit Krasniqi mori dy kartonë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja.

Ndërsa, Arbnor Ramadani ai që ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe është përjashtuar nga ndeshja.

Është mbyllur 90 minutëshi i rregullt në takimin final të Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.

Koha e rregullt e ndeshjes nuk ka sjellur fitues pasi ka përfunduar baras 1:1.