Sot u zhvilluan dy ndeshjet e radhës së Superligës së Kosovës.

Skuadra e Gjilanit triumfoi ndaj Drenicës me rezultat të ngushtë 2-1.

Golat për Gjilanin i shënoi Gerhard Progni (65′′) dhe nga penalltia (79′).

Teksa, Baton Zabërgja ngushtoi avantazhin ndaj vendasëve.

Teksa, gola nuk janë shënuar në Klinë, atje ku Dukagjini mbylli takimin ndaj Ballkanit me rezultat të bardhë 0-0.

Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e parë me 18 pikë, ndjekur nga Drenica dhe Gjilani me nga 17 pikë.