Kosova në muajin nëntor do ta mbyll ciklin eliminator për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” do t’i luajnë dy ndeshje një miqësore dhe tjetra për eliminatoret e Botërorit.

UEFA ka konfirmuar se me dhjetë nëntor, “Dardanët” do të përballen me Jordaninë në Prishtinë.

Ndeshja miqësore e cila do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, luhet nga ora 18:00.

Derisa pastaj Kosova do të udhëtojë në Greqi për t’u ndeshur me helvetikët për ndeshjen e fundit eliminatore për Botërorin 2022.

Kjo përballje do të zhvillohet nga ora 20:45 në “Spyros Louis” në Athinë.