Pasi u përjashtua me karton të kuq, në minutën e 82-të të ndeshjes ndërmjet Romës dhe Napolit, Jose Mourinho e përcjelli pjesën e mbetur të lojës, pas barrierave të tribunës së stadiumit “Olimpico”.
Portugezi duke parë se nuk kishte pamjen për të parë mirë ndeshjen, u mundua që të gjente alternativa të tjera.
Mourinho postoi videon në të cilën inkurajon ekipin, pavarësisht vështërsive që kishte për të komunikuar me lojtarët.
“Kur nuk ke biletë dhe dëshiron patjetër të shikosh një ndeshje të madhe futbolli…”, ka shkruar në Instagram Mourinho



























