Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës eliminatore në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” kanë udhëtuar dje drejt Stokholmit, ku sot do të luajnë ndaj Suedisë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, derisa është ndeshja e gjashtë.

Sfida në fjalë luhet në “Friends Arena” me fillim nga ora 18:00.

Pas pesë ndeshjeve, Kosova ka katër pikë në vendin e katërt. Kurse, Suedia ka nëntë pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë.

Pak më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Suedia: Olsen; Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claesson, Olsson, Ekdal, Forsberg, Kulusevski, Isak.

Kosova: Muriq; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj; Loshaj, Dresheviq, Rashani, Bytyqi; Rashica, Muriqi.