Ka nisur ndeshja eliminatore mes Suedisë dhe Kosovës në Stokholm.

Në “Friends Arena”, Suedia dhe Kosova po përballen në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në stadium ka rreth shtatë mijë tifozë nga të gjitha trojet shqiptare.

Madje, në stadium është shpalosur tashmë edhe një flamur gjigant kuq e zi.

Ndryshe, kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, dhe është ndeshja e gjashtë për këtë kampanjë.