“Dembele është më i mirë se Mbappe”. Kjo deklaratë është një nga më të komentuarat në Gjermani nga dita e djeshme.

Gazeta Bild po avancon me dokumentarin “Fc Bayern – Behind- Legend” dhe deklarata për dy sulmuesit francez është bërë nga Serge Gnabry.

Anësori “bavarez” është shprehur për këtë në një bisedë me shokët e tij të skuadrës, Thomas Muller dhe Joshua Kimmich.