Tifozët e Manchester Unitedit janë sulmuar nga huliganët e Atalantës një natë para duelit në Ligën e Kampionëve.

Atalanta dhe Manchester Unitedi takohen sonte nga ora 21:00 në Bergamo në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve, raportojnë mediat italiane.

Pamjet e publikuara gjithandej në rrjetet sociale tregojnë se si në një bar të Bergamos ku po qëndronin disa tifozë anglezë u sulmuan nga tifozët e Atalantës.

Si pasojë e përleshjes, një kamariere në bar u dërgua me urgjencë në spital.

Raportimet bëjnë të ditur se tifozët italianë ishin të veshur në të zeza dhe sulmuan kundërshtarët me shkopinj.

Grupi i tifozëve të Atalantës u largua nga vendi i ngjarjes para se policia të mbërrinte aty.

Qyteti i Bergamos ka vendosur një ndalim 24-orësh për shitjen e alkoolit më shumë se pesë për qind të nga mëngjesi i së martës.