Cesar Azpilicueta do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit. Mbrojtësi spanjoll nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me londinezët.
32-vjeçari karrierën do ta vazhdojë në kampionatin spanjoll. Azpilicueta thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën. Mbrojtësi i krahut do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me katalonasit me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Spanjolli do të transferohet te Barcelona si futbollist i lirë.
Këtë edicion ka bërë 17 paraqitje në Premier League duke bërë dy asistime.






























