Portieri Bernd Leno është i vendosur që të largohet nga Arsenali.
Gjermani dëshiron të ndahet me klubin nga Londra para se të mbyllet afati kalimtar i janarit.
Leno e ka humbur vendin e titullarit te skuadra angleze. Tani, Aaron Ramsdale është zgjedhja e parë e trajnerit Mikel Arteta.
29-vjeçari dëshiron të gjejë një skuadër ku do të ketë më shumë minuta.
Leno u transferua tek Arsenali nga Leverkuseni në verën e vitit 2018 për 25 milionë euro. Deri me tani ka pasur 125 paraqitje. Ka pranuar 145 gola, kurse e ka mbajtur portën e paprekur në 36 ndeshje.
Me Arsenalin ka kontratë deri në fund të qershorit të vitit 2023.






























