Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina asistoi për mrekulli në golin e parë të Ipswich.
Asistimit të Celinës iu përgjigj Burns, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Celina këtë takim e nisi startues, luajti gjithë ndeshjen, e ndeshjen e mbylli me një asistim dhe një karton të verdhë.
Ndeshja mes Ipswichit dhe Accringtonit në fund u mbyll 2-1 për Ipswichin. Skuadra e Celinës aktualisht është në vendin e 9’të në League 1 të Anglisë me 28 pikë.
























