Milot Rashica ka pësuar lëndim para se të niste ndeshja e Beshiktashit ndaj Gaziantepit në udhëtim, e rëndësishme për xhiron e 32-të të Superligës së Turqisë.
Futbollisti i Kosovës ishte në plan që të luante titullar, por ka pësuar lëndim gjatë ngrohjes, para ndeshjes.
Futbollisti kosovar u zëvendësua nga Junior Olaitan, ka shkruar mediumi turk “Hurriyet” të premten.
Për këtë arsye, Rashica nuk është fare në formacionin e Beshiktashit.
Beshiktashi e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2:0.
Kristjan Asllani asistoi dhe shënoi gol.
29-vjeçari Rashica i ka dy gola të shënuar e gjashtë asistime në 34 paraqitje të këtij sezoni në të gjitha garat.
























