Ylli i Kosovës dhe Norwich City, Milot Rashica dhuroi një asist në fitoren 0:3 kundër Watford në kuadër të Premier League, shkruan Var Kosova.

Rashica e nisi ndeshjen si titullar dhe zhvilloi 95 minuta.

Djaloshi i artë nga Vushtrria asistin e bëri në pjesën e dytë për bashkëlojtarin e tij, Sargent, i cili shënoi gol të bukur me kokë. Sulmuesi amerikan Sargent shënoi dy gola sonte.

Reprezentuesi i Kosovës, 25-vjeçar, sonte u vlerësua me notën 6.5 nga “SofaScore”.

Me këtë fitore, Norwich largohet nga zona e rrezikshme duke u renditur në pozitën e 17-të me 16 pikë. /VAR Kosova/