Milot Rashica ka bërë një asist të bukur në ndeshjen Watford – Norwich, në kuadër të PremierLigës, shkruan Var Kosova.

Rashica pranoi topin në krahun e majtë dhe më pas deportoi duke harkuar në zonën e Watfordit, aty ku Sargent shënoi gol me kokë për mrekulli.


Sargent me këtë ngriti epërsinë në 0:2. Sulmuesi amerikan shënoi edhe golin e parë sonte në mënyrë briliante.

Dyshja Rashica – Sargent këtë sezon janë transferuar në Norwich nga Werder Bremen. /varkosova/