Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani, mbrëmë (e diel) kontribuoi me një gol në fitoren e thellë të Napolit ndaj Salernitanës, në kuadër të xhiros së 23-të.
Rrahmani arriti të realizojë golin e tretë në fitoren 4-1 të napolitanëve në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Pas ndeshjes, reprezentuesi i Kosovës ka reaguar në faqen e tij në “Instagram”, duke e përshkruar golin me vetëm një fjalë.
“Dashuri”, ka shkruar Rrahmani në fotografinë e shkrepur gjatë festës së tij pas golit.
Mbrojtësi kosovar ka fituar besimin e trajnerit Luciano Spalletti këtë edicion, duke qenë i pazëvendësueshëm.































