Në Emirates Stadium, Arsenali dhe Wolverhampton Wanderers zhvillojnë përballjen e xhiros së 26-të të Ligës Premier .

Topçinjtë synojnë pozitën e katërt në renditje, pasi ndodhen katër pikë prapa Manchester Unitedit, por i kanë tri ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Wolves ndodhen një pozitë prapa Arsenalit dhe kanë vetëm dy pikë më pak se kundërshtari i sotëm.

Trajnerët Mikel Arteta dhe Bruno Lage i kanë zgjedhur lojtarët që do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.

Arsenal: Ramsdale; Cédric, White, Gabriel, Tierney; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Lacazette.