Atalanta ka siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Skuadra italiane ka eliminuar Olympiacosin pas dy ndeshjeve të zhvilluara me rezultat të përgjithshëm 1:5.

Në ndeshjen e parë fitoi 2:1, ndërsa sonte fitoi 0:3.

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti edhe sonte zhvilloi 90 minuta, duke e ndihmuar Atalantën që të kualifikohet në çerekfinale.

Ai në ndeshjen e parë shënoi dy golat e fitores.

Për këtë ndeshje, ylli shqiptar nga “Sofascore” u vlerësua me Notën 7.1.