Interi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

“Neurazzurët” kanë eliminuar në çerekfinale skuadrën e Romës me rezultat të pastër 2:0 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

“Zikaltrit” në epërsi i kaloi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko tek në minutën e tretë, duke i realizuar ish-skuadrës së tij, teksa nuk festoi golin në shenjë respekti.

Golin që vulosi fitoren e Interit dhe i siguroi biletën tutje atyre e shënoi kiliani, Alexis Sanchez nga distanca.

Kjo është humbja e parë e Romës pas katër përballjeve, ndërsa Interi kthehet me fitore pas humbjes në derbi ndaj Milanit.