Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss, ka kërkuar nga ekipet nga ekipet që ta bojkotojnë finalen e Champions League e cila pritet të luhet në Shën Petersburg më 28 maj.
Por, kjo mund të ndryshojë për shkak të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Manchester United, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea janë në fazën e 1/8 së finales së garës më prestigjioze evropiane.
Trus tha se ekipet angleze duhet të dalin kundër zhvillimit të finales së Champions Leagues në Rusi, shkruan Dailymail.
“Nëse do të isha në një ekip anglez, do ta bojkotoja. Personalisht nuk do të doja të luaja një ndeshje në Shën Petersburg, duke marrë parasysh se çfarë po bën regjimi i Putinit”.






























