Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë banesës së lojtarit të Milanit, Theo Hernandez.

Në momentin ku Theo nuk është ndodhur në shtëpi, qeni i tij i racës Pitbull, ka dalë nga shtëpia dhe në atë moment kanë qënë një çift i moshuar me qenin e tyre të vogël.

Pitbulli ka vrapuar në drejtim të çiftit për të kapur qenin e tyre, por në atë moment zonja e ka mbajtur në krahë qenin. Pitbulli i Theos i është hedhur zonjës dhe ka sulmuar më pas rëndë qenushin e tyre.

Për fatin e mirë zonja nuk është lënduar por qeni i tyre po. Policia e zonës ka nisur hetimet dhe dyshohet se do të merret një masë për Theo Hernandez.