Ballkani e ka fituar derbin e xhiros së 20-të të Superligës kundër Prishtinës me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujeve, për shkak të punimeve në fushën e arenës “Fadil Vokrri”. Fitoren Ballkani e siguroi në kohën shtesë.

Fillimisht Ermal Krasniqi fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Besnik Krasniqi. Sulmuesi i Ballkanit mori vet përgjegjësinë dhe u tregua i saktë. Ai shënoi në minutën e 99-të. Në fakt, pas akordimit të penalltisë, pati rreth dhjetë minuta vonesë.

Fillimisht pas konfirmimi të VAR-it për penallti dhe pas gjuajtjes së gjësendeve në fushë nga tifozët vendas. Golin e dytë dhe të fundit në këtë takim e shënoi zëvendësuesi Mevlan Zeka në minutën e 105. Dueli u karakterizua me lojë të fortë ku u panë edh dy karton të kuq. Lumbardh Dellova (56’) i Ballkanit dhe Otto John i Prishtinës u përjashtuan (70’). Ndërkohë, mundësinë më të mirë për Prishtinën e pati Besnik Krasniqi i Prishtinës.

Ai humbi penalltinë në minutën e 57-të. Gjuajtjen e tij e ndali portieri Stivi Frashëri. Kjo huqje në fund i kushtoi Prishtinës. Me këtë fitore, Ballkani ka kaluar në vendin e parë me 39 pikë. Ka pikë të njëjta me Gjilanin që është i dyti. Ndërkaq Prishtina ka zbritur në pozitën e gjashtë me 24 pikë. Kjo është humbja e katërt rresht e Prishtinës.