Një ndeshje në Guatemala është ndërprerë pasi ka hyrë një gjarpër në fushë, transmeton VAR KOSOVA.
Në minutën e 82-të të sfidës mes Nueva Concepcion dhe Municipal, gjyqtari u detyrua të ndërprente takimin pasi në fushë kishte hyrë një gjarpër me gjatësi prej 1.5 metra.
Futbollistët u munduan ta largojnë gjarpërin nga fusha, para se reptili të bënte një sulm të beftë.
Megjithatë, një anëtar i stafit arriti ta kapte gjarpërin dhe ta largonte nga fusha.
































