Të enjten në mbrëmje u hodh shorti i Champions League, me 32 skuadrat që mësuan edhe kundërshtarët, të ndarë  në 8 grupe, ku nuk munguan edhe përballjet “big” mes ekipeve pretendente për të fituar trofeun më të madh për klube.

Robert Lewandowski do të udhëtojë në Mynih për t’u përballur me Bayern, një sfidë e cila pritet me emocione të mëdha, pasi konsiderohet edhe një nga duelet më të forta, teksa në grupin C ndodhet dhe Interi.

Edhe Angel Di Maria do të shkojë në Paris për të kërkuar të mposhtë ish-skuadrën e tij, teksa interesante është edhe sfida mes Chelsea dhe Milan.

Ndeshja e parë do të jetë ajo në mes të Ajax dhe Rangers që luhet më 7 shtator.

Sikurse jemi mësuar në vitet e fundit, do të jenë dy orare ndeshjesh në këtë fazë. Disa ekipe luajnë nga ora 18:45, kurse disa të tjera në 21:00. Kjo fazë e garës do të përfundojë më 1 nëntor.

Datat dhe oraret e plota të ndeshjeve: