Gjilani vazhdon ta mbajë kryesimin në tabelë. Skuadra gjilanase të shtunën në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, ka arritur fitore me rezultatin 3:1 ndaj Trepçës ’89, me rikthim të rezultatit. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e avantazhit në këtë ndeshje për Trepçën ’89 e shënoi Christian Mba. Ndërkohë, shifrat u barazuan në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, kur qendërmbrojtësi Augustin shënoi autogol. Për 2:1 u përkujdes Elton Cale një minutë më vonë, ndërsa Mevlan Zeka në minutën e 65-të, vulosi fitoren për skuadrën vendëse. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Gjilani ka 10-të pikë.

Trepça ’89 pëson disfatën e parë të sezonit, pas dy barazimeve të njëpasnjëshme. Takimin e xhiros së tretë, mitrovicasit nuk e kanë zhvilluar ende me Ballkanin. Në xhiron e pestë, Gjilani udhëton te Dukagjini në Klinë. Mitrovicasit e Trepçës ’89 e presin Malishevën.

Drenica nderkohe ka shënuar fitore si mysafir i Malishevës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt të Albi Mall Superligës.